Kampionati i Shahut, Benilda nga Elbasani shpallet fituese në turneun për të rinjtë
16-vjeçarja Benilda Panganika nga Elbasani, është fituese e kampionatit të Shahut për të rinj, që zhvillohet prej më shumë se 10 vjetësh. Benilda, ka mësuar të luajë Shah prej disa vitesh, por në këtë kampionat merr pjesë prej dy vitesh.
Për të Shahu është një sport me shumë përfitime që të kalit durimin si dhe të ndihmon me përqendrimin.
“Kjo është hera ime e dytë që marr pjesë në kampionatin e shahut. Më pëlqen sepse është një lojë që të diferencon dhe të largon pak nga teknologjia e ditëve të sotme. Dhe të bën shumë mirë për mendjen, që ta kesh dhe mendjen aktive, jo vetëm trup aktiv. Pra është një sport që zhvillon mendjen”, tha Panganika.
Benilda, ambiciet i ka më të mëdha. Ajo thotë se sporti i Shahut duhet zhvilluar më tepër.
“Ky lloj sporti, ky lloj kampionati zhvillohet vetëm njëher në vit, mendoj që do të ishte mirë të zhvillohej më shpesh dhe jo vetëm brenda shkollave por edhe qyteteve ose edhe ne rreth më të gjërë”, tha Panganika.
Përgjegjësi i sporteve në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Gazmend Palloshi thotë se ky është viti i sukseseve.
“Kampionati i shahut në Qendrën Kulturore të Fëmijëve, ka hyrë në traditën e vet sepse është viti i 10-të, që zhvillohet. Çdo vit ka fituesit e vet të cilët marrin pjesë në kampionate të tjera në shkallë kombëtare. Ne jemi përfaqësu denjësisht me talentet që kanë dalë nga ky aktivitet”, tha Palloshi.
Profesori tregon pse duhet të përfshihen të rinjtë në këtë sport.
“Shahu vlerësohet si sport i mëndjes, zhvillon cilësi të gjykimit të analizës. Kështu që për këto arsye është shumë i rekomandueshëm”, tha Palloshi.
Qyteti i Elbasanit është njohur për traditën e shahut, ndërsa numri i të rinjve që kanë përqafuar këtë sport në vitet e fundit ka shënuar rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër