“Ndjekin shembullin rumun”- Basha: Si po përpiqet Rama të godasë SPAK dhe Reformën

19 Janar 2024 | 17:22

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka një tentativë të kryeministrit Edi Ram dhe mazhorancës socialiste, për të gositur SPAK dhe Reformën në Drejtësi, me argumentimin e shkeljes së të drejtave të njeriut nga gjykatat.

Komentet Basha i bëri gjatë një deklarate për Mediat, ku tha se mazhoranca për goditjen e drejtësisë së re po ndjek një model rumun, ose shkollë të Rumanisë, siç e quajti ai.

Ai shtoi se PD do të jetë në bllok kundër kësaj nisme, nëse rezulton e vërtetë.

“Çështja e dytë është tentativa e Ramës dhe PS në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë, për t’i prerë krahët SPAK dhe Reformës në Drejtësi.

Tani që SPAK po godet korrupsionin, qeveria po nxjerr nga sirtarët një qasje, të përdorur në Rumani, për të kontrolluar dhe goditur SPAK dhe Reformën në Drejtësi, përmes një komisioni të ashtuquajtur për të drejtat e njeriut, që shkelen nga institucionet e drejtësisë.

Do doja që ky informacion është i gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar në nivelet e lartë të politikbërësve socialistë, dua t’i siguroj ata dhe publikun shqiptar se PD do ta kenë 100 % kundër kësaj nisme. Manovrat nuk na ndalin asnjëherë”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026