Helikopterët ‘Black Hawk’ / Buzi: Autonomia siguron mbulim për gjithë territorin
Nënkolonel Ervin Buzi, komandant i skuadronit të dytë operacional “Black Haëk” dhe pjesëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që prej vitit 2002, shpjegon aftësitë e helikopterëve të rinj Black Haëk UH-60 të Shqipërisë.
Në një video të publikuar nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë, Buzi shprehet se, dëshira e tij ka qenë për t’u bërë ushtarak dhe ka aplikuar në Akademinë e Forcave të Armatosura, ku u prezantua me degët që mund të zgjidhte dhe ai zgjodhi të jetë pilot.
Së fundmi ai ishte i ftuar në Euronews Albania, ku tha se helikopterët mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas tij, këto helikopterë mund të qëndrojnë në ajër deri në 2 orë e gjysmë, por me naftë shtesë mund të shkojnë deri në katër orë.
“Helikopterët ‘Black Hawk’ janë më të shpejtët. Ato kanë një autonomi që shkon rreth 2 orë e gjysmë në fluturim me atë shpejtësi që të thashë. Nuk ka një shifër të saktë. Qëndrimi në ajër është i mjaftueshëm për mbulimin e territorit të Shqipërisë. Por na kanë ardhur janë dhe rezervuarët shtesë që vendosen në bord dhe mund të shkojë qëndrimi deri në 3 ose katër orë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet