Covid-19/ Vaksinat ulën me 57% vdekjet. OBSH: U shpëtuan 1.4 milionë jetë në Europë

22 Janar 2024 | 16:35

Vaksinat anti-covid kanë reduktuar me 57% vdekjet në periudhën e pandemisë. Kjo është një nga gjetjet e studimit të realizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në Europë.

Sipas ekspertëve aplikimi i vaksinës ka shpëtuar më shumë se 1.4 milionë jetë në Rajonin Evropian të OBSH-së. Shumica e të shpëtuarve i përkasin moshës mbi 60 vjeç që ishte grupi me rrezikun më të lartë të sëmundjes së rëndë dhe vdekjes nga virusi SARS-CoV-2.  Të dhënat flasin se vetëm me marrjen e dozës së dytë të vaksinës janë shpëtuar  700.000 jetë.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore, u regjistruan 277 milionë raste të konfirmuara me Covid dhe 2,5 milion jetë të humbura. Ekspertët mendojnë se pa vaksina shifra e vdekjeve do kishte arritur ne 4 milion.

Raporti zbulon një ulje prej 57% të vdekshmërisë në mesin e atyre të moshës 70-79 vjeç dhe një ulje prej 54% të vdekjeve midis atyre të moshës 60-69 vjeç. Vdekshmëria ishte 52% më e ulët në grupmoshën 50-59 vjeç. Grupmosha mbi 80 vjeç ka përfituar më shumë nga vaksinimi, me një ulje prej 62% të vdekshmërisë.

Midis atyre të moshës 25 deri në 49 vjeç, marrja e një doze të dytë vaksine rezultoi në një ulje prej 48% të vdekshmërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026