Kurti: Vetëvendosje nuk është e regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut

23 Janar 2024 | 10:51

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha nga Shkupi se Lëvizja Vetëvendosje “nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut”. Mbështetjen për partitë opozitare shqiptare në shtetin fqinj, Kurti e komentoi nga Shkupi duke thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare atje që mbahen më 8 maj.

I pyetur nëse partitë politike shqiptare duhet të kenë kandidat të tyre për president në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se për këtë duhet të vendosin qytetarët por edhe vetë partitë politike.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut. Kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, këtu nuk jemi formalisht të regjistruar, andaj si Lëvizje nuk është se marrin pjesë këtu. Unë dëshiroj që të ketë pjesëm arrje sa më të lartë në zgjedhje, sepse kjo i kontribon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninëe Veriut në 29 për qind, nëse nuk gaboj. Atyre ju takon kush do të jetë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, ka thënë Kurti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026