Serbia ndalon këngëtaren me origjinë shqiptare: Bëri shqiponjën
Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës në Serbi (BIA), Aleksandër Vulin, konfirmoi se nuk e ka lejuar këngëtaren boshnjake, Selma Bajrami që të futet në Serbi.
Ai tha se vendimi ka ardhur për shkak se ajo ka bërë një simbol të Shqipërisë së Madhe.
“Nuk mund të shfaqësh simbolet e Shqipërisë së Madhe dhe të marrësh paratë në Serbi. Siç e kam thënë, kur shërbeja si drejtor i BIA, kam lëshuar një numër urdhrash për të gjithë ata që fyejnë dinjitetin e Serbisë dhe popullit”, tha Vulin.
Këngëtarja boshnjake me origjinë shqiptare u ndalua në aeroportin e Beogradit, teksa po futej në Serbi. Ajo u kthye mbrapsht me fluturimin e radhës për në Sarajevë.
Arsyeja thuhet se është një performancë e saj e fundit ku Bajrami bëri me duar shqiponjën dykrenare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Daçiç: Serbia nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB
- 740 mln euro të tjera për pajisje ushtarake, Serbia vazhdon të armatoset
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje