Dorëhiqet qeveria në RMV/ Analisti: Si do të udhëhiqet shteti për 100 ditë
Gazetari dhe analisti Albert Musliu ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth situatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pritet që ditën e enjte, qeveria të dorëhiqet për t’i hapur rrugën një qeverie teknike. Pikërisht për të folur për mënyrën se si kjo qeveri teknike do të funksionojë foli edhe analisti Musliu.
“Është një proces që do të zhvillohet dhe do të vazhdojë. Zgjedhja e qeverisë së re është e kufizuar kështu që më 28 janar në orën 12 e natës do duhet të votohet qeveria e re. Besoj se ai proces do të realizohet pa ndonjë ndërprerje.
Nga ana tjetër për ne shqiptarët është moment historik. Për herë të parë në krye të këtij institucioni do të vendoset një shqiptar. Besoj se kjo edhe për qytetarët maqedonas do të shtyjë disa përshtypje që kanë pasur në të kaluarën. Kjo është qeveria e 100 ditëshit e para zgjedhjeve që do të vlejë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus