“McGonigal”/ Kikia: Prokuroria s’mund hetojë për dosje të ngritura në vende të huaja
Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nuk shikon një lidhje mes marrjes në pyetje në SPAK të ish-kryeministrit Berisha ditën e sotme, me marrjen në pyetje të Agron Nezës një ditë më parë.
Sipas tij, çështja McGonigal është një çështje e filluar rishtazi dhe ende nuk dihet se çfarë do të dalë në dimensionin shqiptar të kësaj afere.
“Marrja në pyetje e zotit Berisha ishte e programuar, nuk shikoj ndonjë programim të marrjes në pyetje dje të zotit Neza dhe sot të Berishës. Janë çështje nën hetim.
Çështja e McGonigal është një çështje e filluar rishtazi dhe presim të kuptojmë se çfarë do të dalë në dimensionin shqiptar të kësaj historie. Ne nuk e dimë se cili është objekti i hetimit në Shqipëri pasi prokuroria shqiptare nuk mund të hetojë çështje të cilat janë ngritur në Shtetet e Bashkuara”,-tha Kikia.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve