“Ende asnjë akuzë për Berishën”, Balliu: Prokuroria s’ka gjetur asnjë provë
Deputeti demokrat Klevis Balliu tha në “Now me Erla Mëhillin” se ende nuk ka asnjë akuzë kundër ish-kryeministrit Berisha.
Sipas tij SPAK nuk ka asnjë akuzë për të pasi që të ketë akuzë, prokuroria duhet të sjellë prova, gjë që nuk e ka bërë sepse nuk i ka gjetur.
Sipas Balliut hetimet ndaj Berishës, janë hetime të porositura, të cilat po e bëjnë SPAK që të dalë “blof”
“Është absurde që ky njeri që ka qenë ish kryeministër, ish president, deputet aktual dhe lider i opozitës. Sot nuk ka asnjë akuzë për të nga SPAK. Arsyeja pse nuk ka akuzë është se për të formuar një akuzë prokuroria ka nevojë për prova, të cilat nuk i ka gjetur. Këta nuk kanë për çfarë ta pyesin Sali Berishën.
Nëse duan të dinë se ku e ka shtëpinë ai, ai del çdo natë, e di gjithë Shqipëria ku e ka shtëpinë, te “rruga e shpresës”. Nuk mund të nisesh meqë mua më kanë udhëzuar të të hetojë po të hetoj. Këta dalin “bllof me këtë pamje shumë të shëmtuar dhe të dhimbshme për ne”,-tha Klevis Balliu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës