Ish-zëdhënësi i Ina Ramës: Si i prishi provat e 21 janarit Sali Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me aferën Partizani.
Pas dalje nga SPAK Berisha tha për mediat se në Prokurorinë e Posaçme kishte gjetur një atmosferë mortore dhe shtoi se nuk u kuptua se kush drejtoi më shumë pyetje, ai prokurorëve, apo anasjelltas.
Plator Nesturi, ish-zëdhënësi i ish-kryeprokurores Ina Rama, tha në emisionin Now në Euronews Albania se Berisha vajti në SPAK dhe mori në pyetje prokurorët në një kohë që ka gjëra në dosje që janë pjesë e hetimit dhe askush nuk i di.
Sipas tij, edhe kur ishte kryeministër, pas 21 janarit, Berisha ka përdorur të njëjtën gjuhë intimiduese ndaj prokurorëve dhe gjykatëseve për të zhdukur çdo provë nga ajo ngjarje.
“Kjo është mënyra e tij e betejës, mbrojtja është thjesht politike dhe jo juridike, gjithçka e ka që këta janë shërbëtorë të Ramës dhe unë po akuzohem politikisht. Atij prokurorit dhe gjykatësit në 21 janar që e ka intimiduar kur ishte kryeministër për prishjen e provave dhe gjithçka ka mbetur te fisheku i Aleks Nikës, s’ka prova të tjera, madje edhe fisheku i Aleks Nikës është i prishur”, tha Nesuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje