Kërkon lirinë në Apelin e GJKKO, kur do të merret vendimi për Sali Berishën
24 Janar 2024 |
11:52
Sot u mbajt në Apelin e GJKKO seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili prej datës 30 dhjetor 2023 mbahet në ‘arrest shtëpie’.
Shpallja e vendimit për Berishën u shty për ditën e nesërme, në datë 25.01.2024, në orën 09:00.
Berisha ka kërkuar lirinë dhe përmes avokatëve të tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj tij.
Do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi ajo që do të vendose mbi ankimin.
Kujtojmë se Berisha është vënë “në arrest shtëpie” pasi nuk zbatoi masën e detyrim paraqitjes.
Sali Berisha është person nën hetim për korrupsion në lidhje me çështjen “Partizani”.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ende asnjë akuzë për Berishën”, Balliu: Prokuroria s’ka gjetur asnjë provë
- Ish-zëdhënësi i Ina Ramës: Si i prishi provat e 21 janarit Sali Berisha
Lajme të Sugjeruara
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar