Ksamili gati për sezonin e verës/ Po trajnohen operatorë, pritet fluks turistësh

24 Janar 2024 | 17:38

“Edhe pse jemi vetëm në janar në Ksamil industria e turizmit ka nisur përgatitjet për sezonin veror, ndërsa pronontimet në ambientet akomoduese janë konkrete.”

Hoteleria në Ksamil që prej këtij muaji ka gati ofertën për të pritur turistë. Prenontimet e para vijnë nga Europa Perëndimore dhe janë kryesisht të rinj.

Soraldo Nebo, hotelier, pohon se strukturat akomoduese po tregohen të kujdeshme të mos rrisin çmimet.

“Kemi përgatitur ofertën, çmimet që para dhjetorit, por në janar i hapëm, dhe po shohim kërkesa shumë të larta.

Jemi shumë të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të çmimeve, që po ndodhin qoftë në rajon qoftë në Shqipëri, nuk do kemi rritje çmimesh. Kemi rritje të ofertës , të cilësisë…. turisti në Ksamil do të presw shërbim më të mirë, rritje të profesionalizmit të stafeve tona.”

Ndikim të fuqishëm do të kenë fluturimet direkte që janë hapur në TIA dhe që janë loë cost.

Ajo që u vu re vjet dhe që i shkon për shtat si Ksamilit ashtu dhe Sarandës janë të rinjtë. Kështu që unë besoj se shumica e atyre që do të jenë prap në Ksamil do të jen të rinj, që duan të argëtohen, të shijojnë Ksamilin, mikpritjen…”

Në Ksamil parapërgatitja e sezonit veror po përfshin të gjitha hallkat e turizmit. Muajit e dimrit janë shfrytëzuar për trajnim dhe certifikime udhërrëfyesish e tur operatorësh detar, duke pasur parasysh përmasat që po merr turizmi detar në jug.

Ksamili që bëri jehon në gjithë Europën gjatë vitit të shkuar, këtë vit po i shfrytëzon muajit e dimrit për restaurime, dhe trajnime për një sezon që për herë të parë do të nis më herët.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026