Nuk deklaroi dënimin në Greqi, GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës
Kryebashkiaku socialist i Bashkisë së Kuçovës është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar, kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023.
Ai akuzohej nga SPAK për ‘falsifikim të vulave, të stampave ose të formularëve’, më shumë se një herë, lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi se nuk kishte arsye që Hajdarit t’i ndërpritej mandati i kryebashkiakut, pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe të ish-kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi.
Njoftimi i GJKKO:
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari akuzuar për figurën e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 6, datë 25.01.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 të K. Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kreshnik Hajdari i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 63 të K. Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Kreshnik Hajdari duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
- Urdhërohet i pandehuri Kreshnik Hajdari të kryejë 150 orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
- Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
- Një kopje e vendimit ť i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku i pandehuri ka vendbanimin.
- Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
U shpall sot në Tiranë, me datë 25.01.2024.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat