Pendarovski takon Kurtin: RMV e gatshme të ndajë me Kosovën përvojat e saj

25 Janar 2024 | 20:22

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, me të cilin ka biseduar mbi marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet në rajon, dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të para katër muajve në Banjskë të Zveçanit.

Kurti e falënderoi presidentin Pendarovski dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, u shpreh kryeministri Kurti.

Në takim u diskutua edhe mbi fushat në të cilat mund të shtohet e thellohet bashkëpunimi, projektet e përbashkëta siç është projekti i rrugës Prizren-Tetovë për të cilën në javën e dytë të këtij muaji ministrat respektiv nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim.

Po ashtu, u diskutuan zhvillimet në rajon, procesi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe situata e sigurisë pas sulmit në Banjskë. Me këtë rast, Kurti falënderoi Pendarovskin për vendimin e Maqedonisë së​ Veriut për shtimin e kontingjentit të trupave të saj në kuadër të KFOR-it.

Ndërsa, presidenti Pendarovski tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut përveç marrëdhënieve shumë të mira, kanë edhe të njëjta qëllime strategjike, dhe se ajo është e gatshme që të ndajë me Kosovën përvojat sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimin në NATO.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026