Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Ne i mundësuam Ramës rotacionin në 2013, ai s’e lejon

26 Janar 2024 | 10:35

Pas shtyrjes së mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, deputeti Oerd Bylykbashi ka dalë në një deklaratë për mediat ku tha se PS nuk kërkon një reformë konsensuale.

Në fjalën e tij ai tha se është e rëndësishme  të marrim dhe të trajtojmë shqetësimet thelbësore dhe jo të krijohen mazhoranca false në parlament.

Bylykbashi theksoi se po kërkojnë të njëjtën gjë që kërkoi dhe Edi Rama kur ishte në opozitë, gjë të cilën mazhoranca ia dha.

“Sot ishte përsëri prova sesi PS nuk kërkon një reformë zgjedhore konsensuale me një komision mbipartizan që funksionon mbi bazën e konsensuale. Ne kërkojmë një komision të përbërë gjysmë nga mazhoranca dhe gjysma nga opozita, secila palë përfshin të gjithë faktorët politikë dhe partitë brenda saj. Shqipëria nuk ka nevojë për politikë të njëanshme. Është e rëndësishme  të marrim dhe të trajtojmë shqetësimet thelbësore dhe jo të krijohen mazhoranca false në parlament.

Rama e ka deklaruar se do të kërkojë një shumicë numerike ndërsa ne kërkojmë atë që Rama kërkonte kur ishte në opozitë, të cilën ia garantoi mazhoranca. Ishte ai mekanizëm që garantoi një përmirësim të zgjedhjeve që mundësoi  që të kishte rotacion në vitin 2013. Atë që arriti, atë kërkoi të mos ja lejoj opozitës. Këtu nuk ka popullsi, Edi Ramës i dalin shifrat më të larta. Ky është standardi  zgjedhjeve që kërkon, dhe ky është standardi i zgjedhjeve që ne duam të zhbëjmë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026