Klopp e mbyll me Liverpool, kur pritet të largohet nga “Anfield”
Jurgen Klopp do ti japë lamtumirën Liverpoolit në fund të këtij sezonit, pas plot afro 9 vitesh nën drejtimin e të kuqve. Tekniku gjerman e ka bërë këtë gjë të ditur nëpërmjet një interviste dhënë për televizionin zyrtar të skuadrës angleze, ku kishte dhe një mesazh drejtuar tifozëve.
“E di që për këdo është tronditëse kur e dëgjon për herë të parë, por mund t’ua shpjegoj ose do të përpiqem ta bëj. E adhuroj gjithçka rreth këtij klubi, qytetin, mbështetësit, skuadrën dhe stafin. E dua gjithçka. Por përderisa e marr këtë vendim do të thotë se jam i bindur se është i duhuri për tu marrë. Unë nuk kam asnjë problem, e dija prej kohësh që do më duhet ta njoftoja diçka të tillë, por jam mirë. E di që nuk mund ta bëj këtë punë sërish dhe sërish dhe sërish”, tha Klopp.
Klopp mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2015, ku la Dortmundin për t’iu bashkuar projektit të Liverpool. Që prej atij viti ka fituar 8 trofe mes tyre dhe Champions League dhe Premier League. Zhvillimi që i solli skuadrës ishte i jashtëzakonshëm krahasuar me parardhësit e tij, ndërsa edhe këtë vit është shumë pranë fitimit të titullit.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se ku do të transferohet 56-vjeçari, i cili karrierën e nisi tek Mainz, por ajo që mund të konfirmohet është se ndaj tij nuk do të mungojnë ofertat.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal