“Pse kreu i SPAK zgjodhi Shkodrën për të dhënë mesazhin”, gazetari: Ja simbolika
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar vajtjen e kreut të SPAK në Shkodër, për të dhënë nga atje mesazhe për drejtësinë.
Ai tha se vetë vajtja në Shkodër për të dhënë mesazhet e tij lidhur me reformën në drejtësi si dhe për të bërë replikë lidhur me një nismë të qeverisë, është një zgjedhje simbolike nga ana e Altin Dumanit.
Sipas tij në të njëjtin vend, ka qenë ish-ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ajo që ka dhënë më herët deklarata të forta, ku ka folur edhe për një “non grata” nga radhët e Partisë Socialiste
“Shkodra është shumë simbolike, sepse nga Shkodra edhe zonja Yuri Kim, dha një mesazh shumë të qartë para zgjedhjve lokale, ku kritikoi “zjarrvënësit që donin të vinin zjarr me shkrepëse në duart e të tjerëve” dhe ku foli edhe për një “non grata” nga Partia Socialiste.
Altin Dumani zgjodhi Shkodrën për të bërë një seminarë me studentët e rajonit për reformën në drejtësi, ku dha mes disa mesazheve edhe një replikë për propozimin e një nisme nga Partia Socialiste për të krijuar një komision kontrolli për veprimtarinë e institucioneve përfshirë edhe SPAK-un, duke dashur ta trysnojë.
SPAK ka arritur misionin e parë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përballë ligjit “,-tha Lavdrim Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit