Operacioni “Tempulli”, mbeten në burg 35 shpërndarësit e drogës në Durrës

26 Janar 2024 | 16:52

Në përfundim të një seance maratonë gjyqësore në gjykatën e Durrësit, që nisi në orën 10 të paradites së të enjtes dhe përfundoi rreth orës 19:00, janë caktuar masat e sigurisë për 43 të arrestuarit për goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.

Gjyqtarja Besjana Garxenaj ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest në burg” për 35 prej të arrestuarve, “Arrest në shtëpi” për njërin prej tyre dhe 7 të tjerë, mes të cilëve dhe një grua, u lanë të lirë me masat shtrënguese “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Të akuzuarit u arrestuan pas finalizimit të operacionit kombëtar ‘Tempulli 2’. Në kuadër të këtij operacioni, policia e Durrësit ushtroi 65 kontrolle, prej të cilave u sekuestruan 1 kg e 120 gramë  kokainë dhe 250 doza, 8 kg kanabis sativa dhe miliona lekë, mijëra euro dhe 6 armë zjarri.

Për goditjen e këtij grupi masiv të shpërndarjes të drogave të ndryshme, përfshirë kokainë, heroinë dhe kanabis sativa në territorin e Durrësit janë përdorur metoda speciale të hetimit, kryesisht metoda e blerjes së stimuluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026