Liverpool pa trajner në verë, Klopp zgjedh të pushojë. Kush do ta zëvendësojë

27 Janar 2024 | 18:44

Jurgen Klopp njoftoi të enjten largimin nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, ndërsa menjeherë reagimet ishin të shumta. Klubi britanik ende nuk e ka menduar emrin e zëvendësuesit të tij, teksa në media kanë qarkulluar disa prej tyre. De Zerbi është një ndër teknikët me më tepër potencial në Premier League, e natyrisht emri i tij lidhet me Liverpool, edhe pse asgjë në mënyrë zyrtare. Në anën tjetër është Xabi Alonso, që aktualisht drejton Leverkusenin në Bundesligën gjermane dhe është shumë pranë fitimit të titullit kampion.

Ky i fundit i cilësoi spekulime informacionet e qarkulluara në media, duke pohuar se ndihet i lumtur tek aspirinat dhe ka objektiva për të arritur. Italiani i Brighton, De Zerbi është një trajner inovativ, por nuk i ngroh tifozët e Liverpool dhe një kalim atje mund të mos mirëpritet prej tyre.

Por krahas këtij shqetësimi, kuriozitet të madh ka për të ardhmen e Klopp, i cili ka premtuar se nuk do të drejtojë më kurrë një ekip anglez. Krahas kësaj deklarate, tekniku shtoi se do të qëndrojë për 1 vit larg futbollit. Në mënyrë të çuditshme emri i Klopp lidhet dhe me kampionatin italian, aty ku Napoli e Roma dëshirojnë një kalim të gjermanit, edhe pse dicka e tillë duket e pamundur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026