Ali Ahmeti: Maqedonasit s’duhet të kenë frikë nga barazia e popujve
Gjatë debatit, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, se maqedonasit nuk duhet të kenë frikë nga “barazia e popujve” që garantohet me Marrëveshjen e Ohrit, që ndaloi konfliktin e armatosur në vitin 2001.
Kjo marrëveshje, sipas Ahmetit, ka sjellë stabilitet në Maqedoninë e Veriut, që tani është “shtëpi e përbashkët e të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në të”.
“Varet nga të gjithë ne nëse këtë shtet do ta çojmë përpara apo do ta kthejmë pas. Këtë ia kam thënë të gjithë partnerëve. Unë punoj për interesa e këtij shteti”, tha kryetari i BDI-së.
Ahmeti kundërshtoi deputetët e opozitës të cilët thanë se “BDI-ja e bëri Maqedoninë shtet qira për maqedonasit, ndërsa ata drejtuan edhe akuza ndaj zyrtarëve të BDI-së për përfshirje në “krim të organizuar dhe korrupsion”.
“Do të doja që ne të mos bëjmë këtu fjalime politike pasi zgjedhjet janë më 8 maj. Nuk duhet të luajnë rolin e gjykatësit dhe prokurorit. Ky është Kuvend ku sillen vendime të mëdha për të ardhmen e vendit, ndërsa për çështjet tjera duhet të merren organet e ndjekjes”, tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Ali Ahmeti feston me këngë e çifteli kryeministrin e parë shqiptar në RMV
- RMV për herë të parë me kryeministër shqiptar, betohet sot Talat Xhaferi
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në