Berisha: Rama i tmerruar nga denoncimet e mia, krijoi qindra Sali Berishë të tjerë
Ish-kryeministri Berisha i cili qendron në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, tha pra simpatizantëve të tij, se kryeministri Rama ka frikë nga denoncimet që ai ka bërë, ndaj do ta mbajë në arrest. Por sipas Sali Berishës në këtë formë ai ka krijuar qindar mijëra “Sali Berishë”, të cilët çdo natë po dalin në protest në atë që ish-kryeministri e quan “Rruga e Shpresës”.
Ai është treguar i ashpër edhe ndaj kryeprokurorit të SPAK duke thënë se edhe atij, njësor si Edi Ramës “do i japë ndëshkimin më të rëndë që meriton”.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Ju misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për dinjitetin e tij. Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për lirinë e tij. Misionarëve të vërtetë të qëndresës së njeriut për vlerat më të larta të individit dhe shoqërisë.
Misionarë të vërtetë të qëndresës së shpresën, për të ardhmen, për interesin kombëtar dhe mbi të gjitha të qëndresës për të vërtetën e cila kurrë nuk tretet, nuk humbet, nuk mposhtet, por vetëm ndriçon, ndriçon çdo ditë e më shumë, zemrën e njeriut, zemrën e një kombi të tërë.
Kam një përshëndetje të përzemërt për oratorët e mrekullueshëm, fjalët e tyre plot frymëzim, pasion, vërtetësi.
Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit.
Rrugën e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij. Rrugën e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin. Rrugën e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij.
Të shpërdorimit dhe vjedhjes me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët. Të denoncimit të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal.
Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”,-tha Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar