Toksikologu: Me azot e humb jetën për 5 minuta, nuk ndien dhimbje fizike

29 Janar 2024 | 08:41

Kenneth Smith u bë personi i parë që u ekzekutua nga asfiksia nga azoti.

Smith, i cili u dënua me vdekje në 1996 pas gjyqit të tij të dytë për vrasjen e një gruaje me urdhër të burrit të saj, u shpall i vdekur në burgun Atmore të enjten në orën 20:25 (me orën lokale), 29 minuta pas fillimit të ekzekutimit, sqaruan autoritetet shtetërore.

Rasti ka ngjallur diskutime të shumta ndërsa komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut theksoi më 16 janar se ishte “tronditur” nga përdorimi i një ” metode të paprecedentë ekzekutimi “, plotësisht ” të paprovuar “.

Albert Drishti toksikolog, tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se zgjedhja e këtij gazi për të kryer ekzekutimin lidhet me faktin se nuk të shkakton dhimbje fizike dhe vdekja është e shpejtë.

“Në SHBA ka disa mënyra ekzekutimi, azoti është një substancë që quhet ndryshe gazi i të qeshurës, mekanizmi i vdekjes në këtë rast është ai i asfiksisë. Nuk jep dhimbje fizike, asfiksia ka fazat e veta, por në asnjë moment nuk është e dhimbshme. Ekzekutimi ka dy pjesë, atë fizik dhe shpirtëror, nga momenti i injektimit të azotit deri në vdekje është punë 5 minutash”,  shpjegoi mjeku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024