Ligji i Prokurorisë Publike, Zaev i gatshëm për takim me Mickovskin që ta votojnë

19 Janar 2020 | 19:14

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është i gatshëm për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve me kundërshtarin e tij politik, kryetarin e VMRO/DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që të votohet ligji për Prokurorinë Publike.

Zaev pret që deri më datën 12 të muajit të ardhshëm, Kuvendi t’i sjellë të gjitha ligjet e nevojshme, mes tyre edhe ligjin për Prokurorinë Publike, që e kërkoi komisionieri për Zgjerim, Oliver Varheji dhe për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave në Parlament, pra edhe votat e VMRO/DPMNE-së.

 “Bëhet fjalë për një ligj i cili është kompleks dhe është i nevojshëm për integrimet evropiane. Jam në dispozicion për të biseduar që të gjejmë zgjidhje.

Tani jemi më të relaksuar pasi hetimet e Prokurorisë Speciale janë të siguruara, janë në procedurë gjyqësore dhe nën kontroll të prokurorit publik. Kështu, mund të merremi vesh në Kuvend për një zgjidhje për Prokurorinë Publike që do të ishte përkrahur nga të gjithë”, – tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Por kreu i VMRO/DPMNE-së, Hristijan Mickoski është i gatshëm për marrëveshje vetëm nëse ligji nuk përfshin amnisti ose mbrojtje të fshehur për strukturat kriminale.

 “Ligji për Prokurorinë Publike shumë shpesh komentohet, grupet e punës janë takuar, kemi pasur një takim të pasuksesshëm liderësh dhe nuk kemi dilema se duhet të sjellim ligj evropian për Prokurorinë Publike.

Por, kjo që është propozuar nga LSDM është ligj i cili në të ardhmen do t’i mbrojë strukturat kriminale të LSDM-së që po largohen në opozitë pas 12 prillit. Nëse grupet e punës arrijnë t’i përafrojnë qëndrimet, atëherë mund të flasin për diçka më konkrete, mbajtjen edhe të një takimi liderësh”, – u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO/DPMNE-së.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut pas ardhjes në detyrë, komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheji kërkoi nga partitë parlamentare që të bien dakord për të votuar ligjin për Prokurorinë Publike para zgjedhjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026