Mollët serbe “mposhtin” ato shqiptare, fermerët në Korçë kërkojnë zgjidhje
Sasi të mëdha të mollës kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit.
Sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti dy janë faktorët, çmimi i lartë kur ky frut u mblodh dhe hyrja e mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.
“Ky vit ka qenë vit i vështirë sepse ka patur dëmtime natyrale, dhe një pakice që ngeli e prodhimit pati çmim të lartë, ne që grumbullojmë e morëm me çmim të lartë. Me 7 qind lek. Duke qenë çmimi i lartë nuk konkurrojmë mallin qe vjen nga jashtë, se ka kosto të ulët prodhimi. hyri malli nga jashtë, Serbia, Italia, Polonia. Me pare duke qenë çmimi i ulët nuk kishte shans të hynte nga jashtë, molla nuk po shkon se molla jashtë është më e mirë se e jona”,-tha Filion Mujo, fermeri në Zvirinë
“i gjithë problemi është Serbia. Fut mall pa doganë, reference e ulët, çmim i ulët. Ne thjesht po rrimë. Fermerët e Korçës bëjnë sehir kur shesin serbët. Gjithë frigoriferët janë rreth 20 mijë ton mollë stok. Jemi ne fund Janari, presim të mbyllë qeveria Serbinë”,-tha fermeri Etro Çobani.
Ferdinand Ali, një nga fermerët superpotencialë të qarkut të Korçës tregon se zgjidhja e vetme është të rritet referenca në dogana.
“marrja e masave, këtë e kemi kërkuar në ministri të Bujqësisë, të rriten referencat në doganë e të shitet malli vendas. Paraprakisht është kjo, me mbrapa duhet të ulemi të bëjmë uljen e kostos së prodhimit e fermerët të dalin me tjetër çmim në treg”,-tha fermeri Ferdinand Ali.
Janë rreth 15 mijë ton mollë të pashitura në qarkun e Korçës ndërkohë që së fundmi është mbajtur e një takim me përfaqësues të ministrisë së bujqësisë dhe fermerëve, me qëllim zgjidhjen e këtij problem.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë