Vendimi i “Kushtetueses” për marrëveshjen e emigrantëve, reagon Gazment Bardhi

29 Janar 2024 | 17:58

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme shpalli të ligjshme marrëveshjen për emigrantët të firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi tha se vendimi nuk ishte surprizë dhe sipas tij, Gjykata Kushtetuese humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi për këtë çështje.

Kujtojmë se marrëveshja për emigrantët është kundërshtuar ashpër nga opozita në të dy vendet, por edhe nga eksponentë të tjerë ndërkombëtarë.

Reagimi i Bardhit:

Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026