Tatim mbi shfrytëzimin dhe jo çmimin, ligji i ri: Referencë për efekt tatimor

30 Janar 2024 | 18:52

Numri i lartë i turistëve që vizituan vendin vitin e kaluar nuk përkon me të ardhurat e deklaruara nga hotelet dhe bujtinat. Si rrjedhojë ligji i ri për turizmin parashikon një referencë për tatueshmërinë e këtyre strukturave, të cilat do të paguajnë taksa mbi shfrytëzimin dhe jo në bazë të dhomave që posedojnë.

Hotelet dhe strukturat akomoduese do të tatohen në bazë të shfytëzimit të strukturave të tyre dhe jo në bazë të dhomave që posedojnë.

Në projektligjin për turizmin, janë vendosur disa shtesa për ndryshimin e tij, të cilat presin të miratohen në Kuvend.

Masa do të shërbej për të llogaritur sa tatime duhet të paguajnë këto struktura dhe për të luftuar informalitetin e lartë. Drafti kështu parashikon vendosjen e një reference në bazë të shfrytëzimit, dhe jo më mbi çmimin e dhomës.

Këshilli I Ministrave do të përcaktoj për periudha të ndryshme se s do të jetë kapaciteti minimal I shfrytëzimit për periudha të caktura.

“Sipërmarrësi turistik ka detyrimin të deklarojë kapacitetin e shfrytëzimit të strukturës akomoduese, i cili, për qëllime tatimore, nuk mund të jetë më i vogël se niveli minimal i shfrytëzimit. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin dhe të ministrit përgjegjës për financat, përcakton periudhën e shfrytëzimit dhe nivelin minimal të kapacitetit të shfrytëzimit për strukturat akomoduese”, thuhet në nenin 64, pika 7 e ndryshuar.

Për shembull një strukturë në bregdet e cila deklaron shfytëzim zero në muajn prill për efekt tatimor, ajo tashmë do të duhet të paguajë të paktën nivelin minimal të referuar me ligj, pavarsisht situatës së deklaruar.

Edhe pse ishin plotë, hotelet në lokalitetet kryesore turistike, deklaruan se po shfrytëzonin vetëm 50-60% të dhomave.

Në tetor të vitit të kaluar, Kryeministri Rama u shpreh se numri rekord i turistëve që vizituan vendin tonë nuk përkonte me të ardhurat e deklaruara nga këto struktura.

Gjithashtu edhe periudha e shfrytëzimit nuk është reale për shkak të numrit të lartë të turistëve që vizituan vendin gjatë periudhave jashtë sezonit tradicional turistik.

Së bashku me referencat, projektligji përcakton edhe masat ndëshkuese për të gjithë pronarët që nuk do të deklarojnë numrin e saktë të vizitorëve, netë-qëndrimeve dhe informacione të tjera, me një masë gjobe mbi 150 mijë lekë. Gjobë 100 mijë lekë do të kenë edhe ata që bëjnë deklarime të pasakta për të dhënat statistikore që cënojnë të dhënat mbi turizmin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026