Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Gjykata kërkon t’i djegë mandatin e deputetit

1 Shkurt 2024 | 10:53

Është shtyrë për me datë 8 shkurt seanca për Sali Berishën, i cili kishte bërë ankimim në lidhje me refuzimin e SPAK për ta lejuar atë të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka dalë avokati Genc Gjokutaj, tha se qëllimi i Gjykatës është të djegë mandatin e deputetit Sali Berisha.

Mes tjerash ai tha se Gjykata ka marrë dhe kërkesën e avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Ndërkohë që fletëthirrjen e ka vendosur e bija e Berishës dhe ka një raport të policisë se Berisha ka  marrë dijeni, Gjykata nuk e konsideron këtë dhe e shtyn seancën. Arsyeja e shtyrjes së seancës është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese. I vetmi qëllim i kësaj Gjykate është  djegia e mandatit të deputetit Sali Berisha. Seanca është shtyrë për 8 shkurt, dhe të shohim se çfarë marifeti tjetër do të nxjerrë Gjykata. Kjo Gjykatë, sot mori dhe kërkesën për përjashtim të gjyqtares Irena Gjoka. Sot ishte një qëndrim jo me dy standarde por i shumëfishtë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026