“Serbia merr dronë nga Irani”, avokati zbulon planin: Vuçiç armatoset për të sulmuar
Avokati serb Cedomir Stojkoviç tha në një intervistë se Serbia është duke u armatosur me dronë nga Irani, që nuk përdoren për t’u mbrojtur por për të sulmuar.
Stojkoviç u shpreh se Vuçiç planifikon të blejë sisteme elektronike luftarake nga Rusia dhe armatime të tjera nga Kina, kryesisht sisteme antiajrore.
“Ka plane që ai e përdor termin armatim masiv të dronëve dhe e dimë që ata janë dronë nga Irani edhe është plani që ata të nisin të prodhohen në fabrikat e Serbisë. Gjithë këta dronë, që janë disa mijëra, nuk përdoren për mbrojtje por për sulm. Nuk ka palë perëndimore që po furnizon Serbinë, por po i blen nga armiqtë e perëndimit siç është Irani. Ai planifikon të blejë sisteme elektronike luftarake nga Rusia dhe armatime të tjera nga Kina, kryesisht sisteme antiajrore. Nuk do të përdoren këto për të rrëzuar avionët nga Rusia por për të qenë kundër Perëndimit. Serbia është një vend i vogël i rrethuar nga vende anëtare të NATO, është e pamundur që ajo të nisë një luftë, por ne s’e dimë çfarë mund të ndodhë brenda 2 viteve, mund të krijohet një situatë si ajo mes Izraelit dhe Palestinës”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta