Vritet me armë zjarri futbollisti, qëllohet 6 herë brenda fushës

2 Shkurt 2024 | 16:28

Sergio Alberto Jáuregui, një futbollist bolivian, u vra të dielën e kaluar pasi u qëllua disa herë me armë zjarri teksa po luante një ndeshje miqësore në qytetin e Cuautla, Morelos, në Meksikë.

Sipas mediave meksikane, ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 11:00 të mëngjesit të datës 28 janar 2024.

Sergio Jáuregui, 31 vjeç, ishte duke luajtur një ndeshje miqësore në lagjen Eusebio Jáuregui kur një person i paidentifikuar u fut në fushë dhe qëlloi 6 herë ndaj tij.

Pak minuta pas sulmit, shërbimet e urgjencës dhe ambulancat mbërritën në vendngjarje, por futbollisti kishte ndërruar jetë.

Pas publikimit të lajmit për vrasjen e ish-lojtarit bolivian, ekipi i Atlético de San Luis Rey shprehu ngushëllimet përmes një deklarate të shkurtër të publikuar në rrjetin social Facebook:

“Na vjen keq për vdekjen e ish-lojtarit tonë dhe kapitenit Sergio Jauregui që mbrojti ngjyrat e ekipit tonë në Torneo de los Soles. I dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së tij”.

Kush ishte Sergio Jáuregui?

Sergio Jáuregui Landivar ka lindur më 13 mars 1985 , në Santa Cruz de la Sierra, në Bolivi dhe ka luajtur si mbrojtës. Sipas mediave vendase në Meksikë, ai ishte pjesë e ekipit Arroceros de Cuautla, në të cilin u kthye në një nga figurat dhe idhujt kryesorë në Morelos, duke u pozicionuar si kapiten i skuadrës.

Në vitin 2015 ai doli në pension si lojtar profesionist për të filluar të lozte për skuadra të ndryshme “gjysmë-profesionale”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026