Mali i Zi, “parajsa e bashkëjetesës”! Aty ku rusë dhe ukrainas luten bashkë për paqe

2 Shkurt 2024 | 18:03

Në Malin e Zi, nga thuajse 600 mijë banorë, rreth 100 mijë janë ukrainas dhe rusë. Numri i tyre, sipas rezultateve paraprake të censit popullor të mbajtur vitin e kaluar, është rritur dramatikisht që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Kjo është kisha e Trinisë së Shenjtë, në qytetin e vjetër të Budvës. Në meshën e së dielës, rusët dhe ukrainasit ulen së bashku në korin e saj.

 “Ata ndihen sikur këtu kanë shtëpinë e tyre dhe të gjitha dallimet mes njerëzve kalohen këtu. Të gjithë luten për paqe, kjo luftë nuk i bën mirë askujt dhe të gjithë luten që të vijë paqja. Prandaj ata mblidhen në këtë tempull”,-tha Aleksandar Lekic, prift.

Klima mesdhetare dhe kultura ortodokse janë faktorë që e kanë bërë Malin e Zi tërheqës si për rusët dhe ukrainasit, të cilët jetojnë atje në paqe, pavarësisht armiqësive në vendet e origjinës.

 “Ne nuk kemi pasur probleme. Ata na kuptojnë ne dhe ne i kuptojmë ata. Ne e kuptojmë situatën e tyre dhe e kuptojmë përse ata janë këtu. Ndaj mendoj se ambienti është miqësor”, tha Lucia Volubiuev.

Rezultatet finale të censit pritet të konfirmojnë informacionet se Mali i Zi është vendi me numrin më të lartë të emigrantëve nga Rusia dhe Ukraina për banor.

 “Si rusët edhe ukrainasit që jetojnë në Malin e Zi, larg nga armiqësitë në vendet e tyre, luftën së bashku për paqe këtu në kishën e Trinisë së Shenjtë…”.- tha Borjan Jovanovski.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026