Çështja Beleri në Kushtetuese, Zaçaj: Po përgatitet. S’ka kërkesë përshpejtimi
Në një dalje për mediat, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj deklaroi se ka pasur 452 kërkesa për shqyrtim përgjatë vitit 2023.
E pyetur nëse është marrë në shqyrtim çështja e kryebashkiakut të zgjedhur, por jo të betuar të Himarës, Fredi Beleri, ajo u përgjigj se çështja ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, është duke u përgatitur, por ende nuk është gati.
“Gjykata ka marrë në shqyrtim çështjen. Janë duke u marrë të gjitha materialet, është duke u përgatitur. Por ajo është çështje e shtatorit, ne jemi ende duke u marrë me çështjet e muajit maj të 2023”,-tha Zaçaj.
Zaçaj deklaroi se Gjyakata Kushtetuese nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera.
“452 kërkesa përgjatë 2023 në Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë nuk ka stok të çështjeve të prapambetura si gjykatat e tjera. 6 vendime janë kërkesa të paraqitura nga një grup deputetesh, 3 nga organizatat, 2 nga gjykatat dhe 59 nga individë. Ndërkohë, 30 vendime janë marrë unanimisht, ndërsa 40 me shumicë votash”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush