Ministri Drejtësisë në RMV: Kush e vuri plumbin tek shtëpia e Taravarit…

7 Shkurt 2024 | 13:28

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar LLoga ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania për të folur rreth asaj që duket si një përçarje e partisë “Aleanca për shqiptarët”.

Lloga tha gjithashtu se ai e dënon aktin e rëndë ku kreut të partisë ju vu një plumb në derën e shtëpisë, duke thënë se këto janë gjeste të ulëta të cilat i vuajnë shumë familjarët si të Arben Taravarit edhe të përfaqësuesve të tjerë të Aleancës.

“Kam qenë unë i pari që e kam dënuar këtë akt, ka pasur edhe referime mediatike që është vendosur nga një njeri i afërt i tyre. Unë e dënoj këtë akt. E kanë dënuar të gjithë aktivistët dhe funksionarët e Aleancës. cilado situatë për momentin është shumë e rëndë sepse familjarët tanë i vuajnë këto. Mund të jetë insituatë, por këtë e vuajnë familjarët e zotit Taravari, e vuajmë edhe ne.

Nëse arrijmë në këtë nivel që të komunikojmë përmes këtyre veprimeve të ulëta atëherë do të jemi viktimë të gjithë e këtij degjenrimi politik. Unë uroj dhe shpresoj ta kalojmë lehtë nëse puna shkon deri te ndarja. Do të jenë organet gjyqësorë ato që do të përcaktojnë se kujt i takon Aleanca. Unë si sekretar i përgjithshëm do doja që Aleanca ta vazhdojë rrugëtimin e  saj e vetme”,-tha ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026