Paraburgimi vetëm 1 ditë? Shella: 54% e popullatës në burgje në pritje të dënimit

7 Shkurt 2024 | 19:31

Drejtori i INFOCIP Gerti Shella, në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar ndryshimet në Kodin Penal.

Ai theksoi se për herë të parë janë prezantuar masat alternative për burgu. Sipas tij është e papranueshme që në burgjet shqiptare janë 54% të njerëzve në burgje që janë në pritje të dënimit.

“Për herë të parë në kodin penal prezantohet në mënyrë domethënëse masat alternative, që mund të jenë arrest në shtëpi, detyrim paraqitje, ndalimi për të ikur jashtë shtetit. Shqipëria ndodhet në kushtet e një skandali sistematik ku 54% e popullatës në burgje janë persona në pritje të dënimit.

Është e papranueshme që në burgjet shqiptare të ndodhë kjo gjë. Kjo është një situatë që komprementon shtetin shqiptar në garantimin e të drejtave të njeriut. Kjo gjë e bën politikën penale të jetë e kohëve mesjetare, ku burgu ishte i vetmi mjet për të artikuluar akuzën publike”-tha ai.

Grupi i eskpertëve që kanë punuar gati 3 vjet për Kodin e ri Penal, kanë gati draftin paraprak që pritet të konsultohet me grupet e interesit dhe publikun.

Kodi i ri synon të përafrohet me kodet e vendeve të zhvilluara dhe me standardet e Bashkimit Europian. Kodi ri Penal barazon 1 ditë paraburgim me 1 ditë burg duke demotivuar zgjatjen e proceseve gjyqësore deri në vendimin e formës së prerë pasi me kodin aktual 1 ditë paraburgim llogaritet në dënimin perfundimtar me 1 ditë e gjysëm burg.

Po ashtu kodi ri parashikon konvertimin e disa dënimeve me burg në gjobë maksimumi deri në 100 milionë lekë të vjetra. Në kod janë parashikuar edhe dënime të tjera alternative si gjysmëliria apo lira e kontrolluar, e thënë ndryshe “burg me korrespondencë”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026