“Opozita të flasë në Parlament”, Alibeaj: Mazhoranca është vetëm numra e kartonë

8 Shkurt 2024 | 13:16

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në një intervistë për Euronews Albania se pavarësisht se me instrumente të pakta, opozita duhet që sërish të  bëjë rolin e saj në Parlament.

Ajo sipas tij duhet të dalë e të flasë në të mirë të atyre që e kanë zgjedhur, pasi nëse nuk e bën opozita, mazhoranca nuk do e bëjë, por do vazhdojë të kalojë e të miratojë ligje pa asnjë diskutim.

“Çdo lloj sjellje e cila arrin përfaqësimin e demokratëve në parlament, por përkundrazi shërben apo kthehet si një kontributore në qëndrimin dhe interesin e Ramës, për tëkaluar ligjet me shpejtësi për të mos dhënë llogari për të mos u përgjigjur për akuzat e mëdha publike, për inceneratorët e për gjëra të tjera me radhë unë besoj se është një gjë e shëmtuar që nuk duhet ta mbështesim dhe nuk duhet t’ua japim shqiptarëve.

Roli i çdo parlamentari është pikërisht ky që zërin e publikut dhe të zgjedhësve të vet ta sjellë në parlament dhe të kontrollojë qeverinë, kaq e thjeshtë është. Kjo vlen për opozitën, se mazhoranca është vetëm numra e kartonë, me gojë të mbyllur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024