“Lufta” për dinarin, analisti: Pati diferenca të theksuara, qëndrimi i Britanisë
Analisti Sadri Ramabaja, në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ka komentuar mbledhjen e ditës së djeshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku pati përplasje të forta mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin.
Ai theksoi se kjo mbledhje dëshmoi faktin, që brenda demokracive liberale ka diferenca të theksuara sa i përket pozicionimit të Serbisë.
Mes tjerash ai shtoi se kemi të bëjmë me një përplasje mes SHBA dhe Rusisë, dhe pozicionimi i shqiptarëve dhe në këtë rast dhe i Kosovës është shumë i qartë, që është pro-perëndimor.
Ramabaja nënvizoi se SHBA është ftohur për t’i bërë avokati Kosovës.
“Ky gjykim i kësaj natyre i takon diplomatëve, por duhet ta kemi parasysh që edhe në Këshillin e Sigurimit, mbrëmë pari diferenca të theksuara. Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar bëri thirrje publikisht në atë tryezë se Kosova është shtet sovran dhe ka të drejtë të marrë vendime sovrane. Drejtori i Bankës Qendrore e Kosovës nuk mund të konsultohet me ambasadat. Ky insistim i kësaj natyre nuk duhet t’i shkonte ndërmend as të dërguarve të Sulltanit të Perandorinë Osmane dhe jo më shteteve demokratike.
Kemi të bëjmë me një përplasje mes SHBA dhe Rusisë, dhe pozicionimi i shqiptarëve dhe në këtë rast dhe i Kosovës është shumë i qartë, pro-perëndimor. Vë re një ftohje të pozicionit të avokatisë të SHBA. Nuk duhet t’i fryhej kësaj çështje. Kjo mbledhje dëshmoi dhe një fakt, që brenda demokracive liberale ka diferenca të theksuara sa i përket pozicionimit të Serbisë.
Atje u përsërit se çështja e Banjskë e ka kaluar çështjen në terrenin e sigurisë. Kalimi në thasë të zi i çfarëdolloj monedhe është pjesë e sigurisë tanimë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet