Turizmi natyror në Shqipëri, 4.5 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në 2023

9 Shkurt 2024 | 17:43

4.5 milionë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar zonat e mbrojtura në vitin 2023.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit në vend duket se ai natyror ka pësuar tkurrje në raport me vitin 2022.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në statistikat e saj periodike pranon se ka një rënie të lehtë  me 1,7% të vizitorëve në zonat e mbrojtura , sipas shifrave që ka raportuar Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Sipas të dhënave vihet re një rënie e dukshme e rajonit të Korçës që në vitin 2022 qëndronte në krye. Këtë vit është Shkodra ajo që qëndron kryeson për nga numri i vizitorëve ndërkohë që pas saj vijnë Fieri dhe Vlora.

Rreth 2 milionë vizitore të huaj dhe vendas kanë vizituar Parqet Kombëtare në vitin që lamë pas. Ky vit shënon një rritje me 40,2% krahasuar dhe me vitin 2022. Parku kombëtar më i vizituar është Divjakë- Karavastaja, Alpet e Shqipërisë dhe Mali i Tomorit.

Janë 425,000 persona që kanë vizituar Monumentet e Natyrës gjatë vitit 2023. Ujërat Termale të Bënjës, Spella Shenandoit dhe Sarisalltik janë Monumentet e Natyrës më të vizituara për vitin 2023.

Sa i takon rezervateve natyrore, shohim se Liqeni i Shkodrës, Syri i Kaltër dhe Qafështama kanë qenë më të frekuentuarat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026