“Diaspora do të votojë me postë?”- Aktivistja zbulon mekanizmin e propozuar
Përfaqësuesja e shoqërisë civile, Edlira Cepani, është shprehur se vota e diasporës është diçka tejet e rëndësishme, pasi sipas saj, për këtë çështje ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Komentet Cepani i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ajo me përfaqësues të shoqërisë civile sugjerojnë që të implementohet një model i ngjashëm me atë të Kosovës, që sipas saj, garanton sigurinë e votës.
Ajo tha gjithashtu se vota e diasporës mund të sigurohet me postë dhe shtoi se ky mekanizëm i mbulon të gjitha nevojat e procesit.
“Na u premtua që do të ketë edhe takime të tjera. Na u tha se do të ketë një takim specifik përsa i përket votës së diasporës. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën shumë të rëndësishme si çështje.
Ne sugjerojmë mënyrës si është implementuar në Kosovë. Vota e diasporës mund të sigurohet me postë, përmes mekanizmave që garantojnë edhe votën sekrete, edhe të gjithë procesin në mënyrë që vota të shkojë aty ku duhet, në të gjithë zonën zgjedhore që është e gjithë Shqipëria.
Ne mendojmë se mekanizmi që është i përdorur nga Kosova, që ne kemi depozituar në Kuvend, është një mekanizëm që i mbulon të gjitha nevojat e këtij procesi”, tha Cepani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor