“Do preken persona të tjerë”, eksperti: Gjyqtarja sapo e ka nisur luftën!
Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi, e cila u mor nën hetim nga prokuroria e Tiranës, mbi dyshimet se letrën kërcënuese ndaj saj dhe familjes e kishte shkruar vetë, rrëfeu këtë të shtunë në Review dinamikën e ngjarjes.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Review se nga kjo histori do preken edhe persona të tjerë pasi gjyqtarja është shprehur vetë se sapo e ka nisur luftën.
“Ajo ka publikuar edhe statuse ku thotë që tani do më shikoni dhe ky është vetëm fillimi, ja jep në një mënyrë të koduar atyre që po hetojnë, mbase edhe personazheve të tjerë që do ju nxjerr gjëra që do ju vënë në siklet dhe është një formë shantazhi që tregon se kjo ngjarje nuk do ngelet me kaq. Sa më shumë të thellohet hetimi, aq më shumë do dalë nga kjo ngjarje dhe do preken edhe persona të tjerë”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni