Përfundon pas 5 orësh mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së

11 Shkurt 2024 | 16:14

5 orë ka zgjatur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Takimi nisi në orën 11:00 dhe ka përfunduar në orën 16:00 të pasdites.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në fjalën e tij për gazetarët ka zbuluar edhe plan-veprimin e PS-së. Ai tha se nga data 15 shkurt deri më 15 mars, do të nisin zgjedhjet brenda Partisë Socialiste.

Rama shtoi se më datë 16 mars, Asambleja Kombëtare do të rimblidhet në Durrës. Më tej, Rama theksoi se deri më 15 prill do të mbahet procesi për zgjedhje brenda PS-së.

Ndërsa, nga 15 prilli do të zgjidhen delegatët e Kongresit me një anëtar, një votë. Po ashtu, në qershor 2024 do të mblidhet Kongresi i PS-së.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026