Aksioni opozitar, “Rithemelimi” mbledh Këshillin Kombëtar

12 Shkurt 2024 | 17:26

“Rithemelimi” ka mbledhur Këshillin Kombëtar, për të diskutuar vijimin e aksionit opozitar.

Më herët deputetët e PD-së, mbështetës të “Rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit u mblodhën në selinë blu.

Opozita ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit opozitar në ditët në vijim, për të shkuar drejt një mosbindjeje civile.

Në datën 20 shkurt opozita ka thirru edhe një protestë Kombëtare, e para e këtij lloji pas një seri tubimesh përpara banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe përpara Parlamentit.

Data e zhvillimit të kësaj proteste përkon me përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha nga protestuesit.

Kujtojmë se drejtuesi i “Rithemelimit”, ish-kryeministri Sali Berisha, ndodhet në arrest shtëpie, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026