“Në PS s’diskutohet për qeverisje”-Abilekaj: Rama po fut në luftë ushtrinë para kohe

12 Shkurt 2024 | 22:22

Analisti Enton Abilekaj është shprehur se në Partinë Socialiste nuk diskutohet ndonjëherë për qeverisjen, por vetëm për mënyrën për të fituar zgjedhjet.

Komentet Abilekaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama ka futur ‘në luftë’ ushtrinë para kohe.

Ai tha gjithashtu se ka mendime se zgjedhjet e vitit të ardhshëm mund të zhvillohen më parë se zakonisht.

“Në atë mbledhje, në PS nuk diskutohet ndonjëherë për qeverisjen. Atje diskutohet vetëm si do fitojmë zgjedhjet. Ata kanë qëllim vetëm pushtetin. Atëherë kur ky njeri kontrollon të gjitha pushtetet dhe fut edhe ushtrinë në luftë para kohe, atëherë ne do të hyjmë në këto zgjedhje kurdo që të jenë.

Ka mendime që mund të bëhen edhe parakohe. Atëherë do të hyjmë në zgjedhje si në 2021 ose më keq se në 2021. Ne flasim për një njeri që i urren zgjedhjet. Tani që edhe opozita u bashkua, nisi bashkimin PD, besoj se të dy formacionet kryesore do të jenë gati.

Por nuk ka rëndësi hyrja në zgjedhje, por si hyjnë në zgjedhje. Këta hyjnë në zgjedhje vetëm me qëllimin për të marrë pushtetin. Nga kjo mbledhje e fundit, shohim se Edi Rama do të bëjë të njëjtën gjë si në zgjedhjet e kaluara”, tha Abilekaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026