Analisti: Bardhi i çoi mesazh Blinkenit nga shtëpia e Berishës
Politologu Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se vendimi i Gazment Bardhit për t’ju bashkuar grupit të Rithemelimit në selinë e PD dhe në protestat poshtë pallatit të Berishës është një mesazh për Blinken që pritet të vijë në Tiranë.
Sipas Dacit, me Bardhin në krye të grupit të Rithemelimit po i çon një mesazh sekretarit amerikan të shtetit që të takohet me ta, pasi kanë në krye një proamerikan dhe një të të ri të papërlyer në korrupsion.
“Lëvizja teknike e Bardhit ka dy arsye; së pari në pamundësi për të ushtruar lidershipin e tij Berisha, së dyti edhe vizita e Blinken është një sinjal i qartë dhe tentativë për të rehabilituar këtë lëvizje politike të Berishës. Pashë dje që de fakto kryetari i Rithemelimit ishte Bardhi dhe kjo lexohej nga mënyra si ishin ulur se mbledhja nuk drejtohej më nga Noka. Kjo është edhe për t’i thënë Blinkenit që ti mund të takohesh me ne se kemi në krye të grupit një njeri që nuk është antiamerikan, që është i ri dhe që nuk ka mëkate të viteve të tranzicionit dhe të na njohësh si subjekt politik”, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta