Rikthehet magjia e Champions League, nisin përballjet me eliminim direkt
Pas një pause 2 mujore, rikthehet spektakli i Uefa Champions League. Kompeticioni më spektakolar i futbollit për klube në Evropë vijon me fazën me eliminim direkt, ku këtë të martë në fushë zbresin 4 skuadra. Edhe pse nuk parashikohen përballje gjigantësh, sërish surprizat nuk përjashtohen. Rekordmenët e kompeticionit, Reali i Madridit, udhëton drejt Gjermanisë, ku e pret Leipzig.
Kjo është hera e tretë që këto ekipe përballen me njëra-tjetrën në Ligë ne Kampionëve, ku secila ka marrë nga një fitore. Më 14 shtator 2022 në Bernabeu triumfonin galaktikët 2-0, ndërsa 1 muaj më pas ishte Leipzig që në shtëpi surprizonte Realin 3-2. Asokohe luhej për fazën e grupeve, ndërsa tanimë llogaritë bëhen ndryshe. Faza me eliminim direkt është ajo më e nxehta, ndërsa forma që vijnë dy skuadrat është krej e kundërt nga njëra-tjetra.
Tekniku Ancelotti nuk ka në dispozicion 5 futbollistë, ndërsa tek gjermanët vetëm Haidara, mungon për shkak të dëmtimit në gju. Paralelisht luhet dhe Copenhagen-Manchester City. Surpriza daneze e Ligës së Kampionëve do të provojë të bëjë mirë dhe në eliminimet direkte, por përballë janë kampionët në fuqi. Skuadra e Guardiolës vjen me artilerinë e plotë, ndërsa tek vendësit mungojnë 4 futbollistë, ndërsa Meling është në dyshim. Favoritë kryesorë për fitimin e këtij dueli është klubi anglez, i cili pritet ta zgjidhë çështjen kualifikim që në përballjen e parë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet