Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija

14 Shkurt 2024 | 11:25

Admir Abrija, ka dhënë dorëheqejn nga posti si Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Ai ishte në krye të këtij institucioni që prej dhjetorit të vitit 2021. Mësohet se Abitja, i ka paraqitur largimin nga detyra ministrit Ulsi Manja.

Ai u zgjodh në këtë post me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja pas lirimit nga detyra të Agim Ismailit.

Pas ngjarjes në burgun e Peqinit, shpesherë është përfolur largimi i tij. Postet që Admir Abrija, ka pasur kanë qënë të rëndësishme duke nisur nga Garda e Republikës, te Dogana e deri si Prefekt i Tiranës.

Ka punuar si Shef Sigurie në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bamir Topi. Ai ka shërbyer edhe në radhët e policisë, ku ka mbajtur edhe postin e drejtuesit, mes të cilave edhe në Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër. Ai më pas është emeruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Doganave, ku kishte nën varësi sektorin e antikorrupsionit dhe hetimit. Pas këtij posti, ai do të emërohej si Prefekt i Tiranës, dhe më pas te Drejtoria e Burgjeve.

LEXONI GJITHASHTU: 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026