Rama komenton zgjedhjet në SHBA: Trump është Trump, por Amerika më e madhe
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zgjedhjet që pritet të mbahën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili vizitoi sot Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht mënyrës plot ngjyrime që ish-presidenti Donald Trump zgjedh për t’u përballur me oponentët e tij, SHBA-të janë shumë më të mëdha se kaq dhe sipas tij, Amerika nuk do u largohet kurrë parimeve dhe vlerave.
Ai tha gjithashtu se lufta e Rusisë në Ukrainë është e padrejtë dhe po merr jetë të pafajshme të njerëzve.
“Në fakt po më shtyn në një drejtim që mund të jetë i rrezikshëm. Dua të përfitoj nga prania juaj për t’ju ftuar që të ndanim me publikun amerikan një hartë të Mongolisë dhe natyrisht edhe për të parë arsyetimin e legjitimitetit të sulmit kundër Ukrainës. Po të shihnit në shekullin 9, Rusia ishte pranë kufirit mongolez, por sot unë di që mongolezët janë popull miqësor. Nuk mund të kthejmë kokën dhe të shohim harta dhe të nisim sulme e të shkatërrojmë jetët e njerëzve. Ukraina nuk do të mbijetonte kurrë pa ndihmën e aleatëve. Aleatët nuk janë të prirur për të hyrë në luftë, por për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë veten.
Politika amerikane ditët e sotme nuk është në maksimumin e vetë, por diçka dua ta them, kam pasur privilegjin të jem kryeministri i Shqipërisë në NATO, kur aty ishte edhe ish-presidenti dhe pavarësisht retorikës, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t’u përballur me oponentët, nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s. Përkundrazi. Janë zgjedhjet, Trumpi është Trumpi, por mendoj se SHBA-të jamë më shumë se kaq.
Ajo që e bën unike SHBA-të në mbarë botën është se SHBA-të kurrë nuk do u largohen parimeve dhe vlerave që duhen mbrojtur me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë, veçse nga heqja dorë nga mbrojtja e vetes sonë, duke mohuar të drejtën e ukrainasve që të jetojnë në vendin e tyre. Kjo do hapte kutinë e pandorës, por duhet të shohim nga e ardhmja. Nuk mendoj se SHBA do i ikin rolit të tyre dhe kur zgjedhjet të mbarojnë, SHBA do të mbetet SHBA”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta