E rëndë në Greqi! Djali i pret kokën dhe duart me sharrë elektrike të atit
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi ku një 46-vjeçar i ka prerë kokën dhe duart me sharrë elektrike babait të tij 77-vjeçar.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, pas krimit 46-vjeçari lajmëroi Policinë për të njoftuar vrasjen.
Sipas ERT, kur autoritetet kanë mbërritur atje janë gjendur përballë një pamjeje të tmerrshme, pasi përveç kokës, e cila ndodhej pranë trupit, autori i kishte prerë edhe duart të atit.
Madje autori i ka thënë autoriteteve se e ka vrarë të atin në këtë mënyrë të tmerrshme sepse janë përleshur më parë me njëri-tjetrin.
Nga provat rezultonte se mes viktimës dhe sulmuesit kishte pasur një përleshje, pasi 76-vjeçari ka pësuar një plagë të mprehtë në qafë nga një send i mprehtë, përpara masakrës.
Sipas informacioneve të fundit, i arrestuari po trajtohet në spitalin e Trikalas, ndërkohë që punonjësit e policisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq