“Ka nisur krijimi i botës serbe”, Ramabaja: Tirana e Shkupi do zgjohen nga ëndrra…
Analisti Sadri Rambaja ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai tha se në Ballkan ka nisur krijimi i botës serbe, ndërsa shtoi se lëvizjet që pritet të ndodhin do zgjojnë nga “ëndrra e paqes”, Shkupin dhe Tiranën.
“Serbia është një fenomen, në momentet më kritike Serbia është e gatshme që të lëvizë andej nga nuk pritet. Më 17 shkurt, ish-shefi i BIA-s dha një intervistë karakteristike në dy media serbe dhe paralajmëroi shumë qartë që procesi i krijimit të botës serbe, ka filluar dhe tashmë nuk e ndal dot askush.
Ai paralajmëroi ecjen tutje në shuarjen e Bosnjës dhe rikonfirmin e hartës politike në Evropën juglindore gradualisht mund të ndodh dhe të gjejë në gjumë edhe Ali Ahmetin në Shkup edhe Edi Ramën në Tiranë, që kur të zgjohen në mëngjes të kuptojnë që kanë qenë në ëndërr ndërsa mendonin realizimin e paqes në Ballkan”,-tha Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta