Njohja e targave/ Ramabaja: Serbia po fut në kurth me stil Perëndimin

26 Dhjetor 2023 | 20:19

Më 25 dhjetor, Qeveria e Serbisë njoftoi se mori vendim për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë të gjitha automjeteve nga Kosova në territorin e Serbisë nga muaji i ardhshëm.

Analisti Sadri Ramabaja në një intervistë për Euronews Albania theksoi se kjo që ka bërë Serbia është një taktikë e saj për të futur në kurth Perëndimin.

Më tej ai theksoi se Serbia kërkon që të zbus qëndrimin e një pjese të diplomacisë evropiane.

“Këto zgjedhje janë cilësuar si më të këqijat  që janë zhvilluar ndonjëherë me Serbinë parlamentare. Ky qëndrim është një taktizim i jashtzakonshëm, dhe Serbia është e njohur për taktizime të tilla. Në karremin e këtij taktizimi ra menjëherë Peter Stane, por pa theksuar se ka kaluar nj vit e ca , gati dy që po vjen në pozicionin që do të duhet të ishte. Nuk duhet të kishte ndodhur fare ky teatër komik. Serbia është gjetur në pozicionin e aktit të kryer po natyrisht ka nevojë dhe për të zbutur njëlloj qëndrimi të një pjese të diplomacisë evropiane, duke e gjykuar si faktor stanbilizues në Ballkan”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026