“Vuçiç do kishte marrë NOBEL-in nëse..”, Nesho: Çfarë më thanë në SHBA për Kosovën

19 Shkurt 2024 | 22:16

Çështja e “Dinarit”, tensionet dhe politika në Kosovë ishin temë diskutimi në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Diplomati Agim Nesho  tha se presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se do kishte marrë çmimin “NOBEL” nëse do të njihte Kosovën.

Ai tregoi dhe bisedën me ndërkombëtarët në SHBA, të cilët i kishin thënë që nuk duan ndryshime të mëdha në Ballkan, por nëse nuk do të ketë shpërbërje të Jugosllavisë, problemi d të jetë i vazhdueshëm.

“Vuçiç është provokator, në mënyrë të pabarabartë e trajton me një marrëveshje që duhet të jetë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Nuk duhet të jetë një  diskutim i perëndimit sa herë që ka ambicie dhe teka nacionalizmi i ri serb. Këtu mendoj se si Amerika ashtu dhe  vendet Perëndimore e kanë gabim përballë faktorit shqiptar. Vuçiç thoshte se do të kisha marrë dhe çmimin ‘Nobel’ nëse do të njihja Kosovën. Por tha se në granata kur isha në Spanjë, piva një konjak me presidentin e Francës dhe do e pi prapë tha dhe në momente të tjera.

Faktori ndërkombëtar venë dhe thonë që Kurti të bëjë detyrat që thotë faktori ndërkombëtar. Kam qenë në Nju York në një takim me personalitete të larta, ku tha se ne nuk jemi për të bërë ndryshime të mëdha, po për të bërë autonominë e gjerë, por tani po bindemi nga dita në ditë, që po s’u bë shpërbërja e Jugosllavisë, do i rikthemi këtij problemi në mënyrë të vazhdueshme. Pra problemi që ndodhi me gjenocidin ishte një shpëtim që Perëndimi nuk e bëri për Kosovën, po për veten e tij”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026