Erdogan në konferencë me Ramën: Do bashkëpunojmë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes

20 Shkurt 2024 | 18:45

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, se Shqipëria dhe Turqia do të punojnë në mënyrë reciproke për të rritur investimet dhe lidhjet e biznesit.

Erdogan tha se pjesë e bisedës me kryeministrin Rama ishte dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake, e cila u finalizua në një marrëveshje mes dy vendeve.

“Shkëmbyem pikëpamje dhe me zhvillimet në rajon dhe në botë. Ne do të vazhdojmë dialogun tonë në lidhje me Ballkanin dhe jemi të vendosur të thellojmë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake për të cilën nënshkruam dhe një marrëveshje”, tha Erdogan.

Sa i takon aspektit ekonomik, Erdogan theksoi se Turqia do të vijojë mbështetjen për zhvillimin e Shqipërisë. Sipas tij mbështetja do të realizohet përmes agjencisë TIKA dhe marrëveshjes së bashkëpunimit me zyrën në Tiranë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke për të rritur investimet dhe për të zhvilluar lidhjet mes sektorëve të biznesit.

Do të vazhdojmë mbështetjet tona për zhvillimin e Shqipërisë përmes agjencisë TIKA. Edhe marrëveshja që ne nëshkruam në lidhje me TIKA-n do të forcojë bashkëpunimin tonë. Në 2021 ne dhamë premtiumin se do të ndërtonim Brenda 3 muajve një spital në Shqipëri dhe bashkë me zotin Rama në vumë një bast dhe ne shyqyr zotit e realizuam atë”, tha Erdogan.

Erdogan tha se pjesë e agjendës ishte dhe pastrimi i atyre që ai i cilësoi si “mbetjet e FETO-s” në Shqipëri.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit shqiptar. Pjesë e agjendës tonë ishte dhe pastrimi i mbetjeve të FETO në Shqipëri, e cila vahzdon aktivitetin me qëllim të hedhë hijë mbi marrëdhëniet tona, por ne nuk do ta lejojmë këtë. Autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për këtë. Lufta jonë me këtë strukturë do të vazhdojë dhe falenderoj për kontributin që kanë dhënë”, tha Erdogan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026